Sport

Reali nuk mendon ta shesë Varanen

Descriptive Text

Real Madridi nuk e ka ndërmend të shesë mbrojtësin francez Raphael Varane, bën të ditur “Mundo Deportivo”, transmeton Koha.nbet.

Reprezentuesi i Francës është duke u kërkuar nga Manchester City, por trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk dëshiron të heqë dorë nga 26-vjeçari.

Varane ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2022. Në kontratën e tij ekziston klauzola për lirim në vlerë 500 milionë euro.