Sport

Gabriel Paulista braziliani i radhës që do të natyralizohet nga Spanja

Mbrojtësi brazilian i Valencias, Gabriel Paulista pritet të marrë shtetësinë e Spanjës dhe të luajë në të ardhmen për përfaqësuesen e Spanjës, shkruan gazeta “AS”, transmeton Koha.net.

Qendërmbrojtësi ka shprehur dëshirën për të ndërruar nacionalitetin dhe të përfaqësojë Spanjën.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit ka marrë lejen nga FIFA për ndërrim të përfaqësueses, por ndërrimi është vonuar për shkak të koronavirusit.

Paulista ka përfunduar testin e detyrueshëm të gjuhës spanjolle A2 dhe po ashtu një test të kushtetues, nëpërmjet Cervantes Institute.

Mirëpo, hapi i fundit, betimi formal në kushtetutë, është shtyrë për shkak se shërbimet publike në Spanjë janë mbyllur.

Nëse Paulista merr pasaportën këtë verë, ai do të jetë në dispozicion për të luajtur për Spanjën e Luis Enriques menjëherë në vjeshtë.

Spanja gjendet në një grup në Ligën e Kombeve me Zvicrën, Ukrainën e Gjermaninë.

Nga Spanja më herët është natyralizuar edhe sulmuesi brazilian Diego Costa, ndërkohë luan edhe futbollisti me origjinë spanjolle Thiago Alcantara.