Sport

Silva po mendon për kthimin te Milani

Thiago Silva është i interesuar të kthehet te Milani pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germainin skadon në fund të stinorit. Mirëpo, paga e tij mund të jetë tepër e madhe për ta mbuluar klubi italian, shkruan “Tuttosport”, transmeton Koha.net.

Qendërmbrojtësi brazilian do të mbushë 36 vjet në shtator dhe po pritet të largohet në fund të stinorit.

Ai iu bashkua Paris Saint-Germainit nga Milani në korrik të vitit 2012 për 42 milionë euro. Në po të njëjtin afat kalimtar i ishte bashkuar nga Milani edhe Zlatan Ibrahimoviq.

Por, Silva kurrë nuk ka fshehur dashurinë e tij për klubin italian. Mirëpo, paga që kërkon Thiago Silva mund të jetë tepër e lartë për Milanin, pasi pronaraët e klubit italian po mendojnë të vendosin kufizime në paga.