Sport

“Fëmijët Galaktikë” - Plani i ri i Real Madridit për dominimin e botës

Descriptive Text

Jo shumë kohë më parë, fillimi i çdo afati kalimtar veror është përcjellë me ankth nga ekipet më të mëdha evropiane. Rikthimi i diellit do të shoqërohej me hapjen e një libri të harxhimeve pa masë, derisa Real Madridi i largonte nga gara rivalët për “Galaktikët” e radhës, që do t’i shtoheshin koleksionit të tyre.

Nuk kishte rëndësi nëse shitësit e padëshiruar ishin Milani apo Juventusi, Manchester Unitedi apo Liverpooli. Askush nuk ishte i sigurt nga paratë e majme të tyre. Madje as rivali i përbetuar Barcelona nuk mund të rezistonte, duke e humbur yllin portugez Luis Figo, i cili në vizitën e parë në “Camp Nou” u “përshëndet” nga tifozët, që ish-lojtarit favorit ia hodhën një kokë të derrit.

20 vjet pas vitit të parë të Perezit në ekipin e parë në vitin 2000, gjërat kanë ndryshuar në kryeqytetin spanjoll. Përderisa paratë për talentet e reja po rrjedhin vazhdimisht, ka ndryshuar edhe synimi.

Futbollistët e ngjashëm si Ronaldo (braziliani dhe portugezi), David Beckham dhe Roberto Carlos, nuk janë më prioritet i klubit për transferime. Tani, nga Spanja në Brazil dhe në gjithë globin, “Galaktikët potencialë” apo “Fëmijët Galaktikë”, po përcillen me interesim dhe po marrin vëmendje gjithnjë e më shumë.

Megjithatë, kjo politikë ka qenë edhe në të kaluarën. Në vitin 1996, Real Madridi mori vëllezërit argjentinas Esteban dhe Nicolas Cambiasso, ndërsa vetë Perezi ndërroi politikën e rreptë të ‘Galaktikëve’ nga viti 2005 e më tej, duke transferuar talente U-23 si Sergio Ramos, Gonzalo Higuain, Fernando Gago, Robinho e të tjerë.

Sidoqoftë, deri në verën e vitit 2013 nuk mund të shihej një ndryshim i vërtetë në mendimin e presidentit.

Dështimi i Madridit për ta transferuar në atë kohë sensacionin e Santosit, Neymar, do të mbetet si kujtim i hidhur për klubin që ka pasur krenari, nga Di Stefano dhe Puskasi në vitet ‘50, te Cristiano Ronaldo pas afër gjashtë dekadash më vonë.

Barcelona u tregua më e zgjuar në përzgjedhjen e lojtarëve, më të shkathët në negociata dhe ndoshta me më shumë dëshirë për t’iu përshtatur kërkesave ekstravagante të bëra nga të gjitha palët e përfshira në marrëveshjen e njohur.

“Kemi folur e kemi parë se çfarë transferimi mund të bëhej dhe e kemi vënë re se do ta dëmtonte ekosistemin tonë”, pati thënë Perez për “Punta Pelota”, pas dështimit të bisedimeve në vitin 2013...(gjerësisht në Kohën Ditore)