Sport

FFK-ja mund të ndihmojë klubet vetëm për dy muaj

Descriptive Text

Federata e Futbollit e Kosovës do t’u dalë në ndihmë klubeve të Kosovës dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, në një intervistë për Sportin Total.

Ai ka thënë se FFK-ja nuk ka shuma marramendëse, megjithatë do të jetë një ndihmë për të kaluar situatën e krijuar. Për shkak se nuk ka ndeshje, edhe UEFA-ja e ka të vështirë të gjenerojë fonde, pasi ato i merr nga të drejtat televizive dhe i ndan nëpër federata.

Në rast se vjen deri te ndihma, FFK-ja sipas Salihut do të ketë mundësi t’u ndihmojë klubeve e futbollistëve vetëm për dy muaj. Salihu ka folur edhe për video-konferencën me e fundit që e ka pasur me UEFA-në e që ka zgjatur për tri orë.

“Edhe Çeferini në mbledhjen që e ka pasur me kryetar të Federatave iu ka thënë që primare është që të mbahen garat ekipore, pra kampionatet kombëtare të kryhen mundësisht në mënyrë të rregullt për një periudhë të shkurtër. Ajo çka ka kërkuar UEFA, ishte që të ketë uniformitet, pra të ketë zgjidhje standarde për të gjithë njëjtë, e jo pastaj të thyhen rregullat”, ka thënë Salihu për Sportin Total. Sipas tij edhe në Kosovë do të veprohet njëjtë, ndërsa gara e Kupës mund të kryhet më shpejt, me modusin nga një ndeshje për gjysmëfinale dhe brenda dy-tri ditëve të përfundojë e tërë gara.