Sport

Stinori në Serie A mund të zgjasë deri në tetor

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina ka konfirmuar se stinori në Serie A të Italisë mund të zgjasë deri në shtator apo tetor.

Gravina do të pëlqente që të riniste kampionati në fund të majit, por masat kufizuese në Itali për parandalimin e përhapjes së koronavirusit janë në një afat të pacaktuar

Megjithatë, Gravina 66-vjeçar është i gatshëm që stinorin 2019-20 ta vazhdojë deri në muajt e vjeshtës.

“Mënyra e vetme për të përballuar një emergjencë kaq serioze është të përmbyllim stinorin 2019-20 brenda këtij viti, në çdo mënyrë që të mundemi. Ne po punojmë në hipoteza të ndryshme për të menaxhuar këtë situatë në mënyrën më të mirë të mundshme. Data e mundshme për rinisjen e stinorit është 17 maji, por ne e dimë, dhe e përsëris, se kjo është vetëm si mundësi. Vazhdimi i stinorit të Serie A deri në shtator apo tetor po ashtu është i mundshëm”, ka thënë Gravina për “Rai Sport”, transmeton Koha.net.