Sport

Evertoni interesohet për Lozanon e Allanin

Descriptive Text

Klubi i Premier Leagues së Anglisë, Evertoni po interesohet për dyshen e Napolit, Allan e Hirving Lozano, njofton “Corriere dello Sport”, transmeton Koha.net.

Por, Evertoni do të ketë konkurrencë nga Atletico Madridi, Sevilla e Valencia.

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti po insistojnë të sjellë ish-futbollistët. Ancelotti ishte në krye të Napolit deri në dhjetor, kur u shkarkua.

Lozano u transferua te Napoli nga PSV në verë të vitit të kaluar. Napoli kërkon 40 milionë euro për meksikanin, por Evertoni mendon të ofrojë vetëm 20 milionë euro.