Sport

Real Madridi pas De Ligtit

Foto: Reuters

Qendërmbrojtësi holandez i Juventusit, Matthijs de Ligt është në plane të Real Madridit, shkruan gazeta “ABC”.

Holandezi 20-vjeçar iu bashkua Juventusit nga Ajaxi në verën e vitit të kaluar për 85.5 milionë euro. Për të po interesohen edhe Barcelona e Manchester Unitedi.

De Ligt ka luajtur 27 ndeshje zyrtare për klubin, duke shënuar dy gola, por po qarkullojnë raportime se ai mund të largohet.

Manchester Unitedi ka ofruar mesfushorin francez Paul Pogba në shkëmbim. Por, Real Madridi po ashtu po insiston për De Ligtin. Klubi madrilen e sheh De Ligtin si pasardhës të Sergio Ramosit.