Sport

Barcelona e Lazio kërkojnë Romagnolin

Descriptive Text

Barcelona e Lazio janë duke u interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Milanit, Alessio Romagnoli, shkruan “Tuttosport”, transmeton Koha.net.

Milanit do t’i duhet të shesë lojtarë për të mbledhur fonde dhe portieri Gianluigi Donnarumma mund të mos jetë i vetmi që do të largohet këtë verë.

Çdo klub që interesohet për Romagnolin duhet të paguajë së paku 50 milionë euro. Romagnoli te Milani u transferua nga Roma për 25 milionë euro në verën e vitit 2015. Por, si pjesë e asaj marrëveshje, Roma do të përfitojë 30 për qind të shumës së transferimit të ardhshëm.

Barcelona po interesohet të përforcojë repartin defensiv, ndërsa njëjtë edhe Lazio. Kontrata e Romagnolit 25-vjeçar me Milanin skadon në verën e vitit 2022.