Sport

Tyson Beck, disenjatori grafik që e bën ligën NBA të duket bukur

Descriptive Text

Nëse keni përcjellë ndonjë sport të madh amerikan në 10 vjetët e fundit, ka shumë mundësi që i keni parë veprat artistike të Tyson Beckut.

Disenjatori i pavarur 31-vjeçar ka punuar me NBA, MLB, NHL, NFL, MLS dhe UFC, si dhe me marka sportive si Adidas, Nike dhe Under Armor, Panini, NBA2K etj. Dhe, mund ta keni parë punën e tij në mediat sociale, përfshirë këtu edhe dedikimin e tij për legjendën Kobe Bryant, vdekjen e të cilit e përjetoi shumë keq. Ai i bën të gjitha këto nga shtëpia e tij në Adelaide, në Australi.

Për BBC Sport, Beck ka zbuluar punën e tij të parë si 18-vjeçar për Los Angeles Lakers, disa nga projektet e tij më të mira dhe se si Bryant frymëzoi tërë karrierën e tij. Ai gjithashtu ka treguar për mënyrën se si të qenët punëtor gati e vrau atë, transmeton KOHA.

"Unë fillova së pari të punoja me ‘Photoshop’ rreth vitit 2003," nis tregimin e tij Beck. "Kam qenë në klasën e dhjetë atëbotë". Në atë kohë, komuniteti i dizajnit sportiv nuk ishte aq i madh sa tani, pa media sociale, e Beck - një fanatik i basketbollit - thotë se nuk e mendoi atë për një karrierë të ardhshme.

Deri në vitin 2006 ai kishte faqen e tij të internetit dhe po krijonte dizajne në forume basketbolli. Në vitin 2007, në moshën 18-vjeçare, ai fitoi punën me Lakers, ekipi të cilin ai gjithmonë e kishte përkrahur.

Në të vërtetë kjo erdhi përmes një ekipi tjetër të madh në NBA.

"Unë fitova një konkurs për revistën e Phoenix Suns," thotë Beck. "Ata e vendosin emrin tënd, lojtarin dhe ekipin e preferuar në revistë."

Por, kishte një problem të madh, pasi ai ishte një tifoz i madh i Lakers dhe të dy ekipet atëkohë kishin një rivalitet të madh.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.