Sport

Napoli dëshiron të rikthejë Cavanin

Foto: Reuters

Napoli dëshiron të rikthejë sulmuesin uruguaian Edinson Cavani. Krerët e klubit italian i kanë ofruar Cavanit një kontratë me pagë vjetore prej shtatë milionë euro, si dhe shtatë milionë euro tjerë paradhënie, njofton “Tuttosport”, transmeton Koha.net.

Kontrata e Cavanit me Paris Saint-Germainin mbaron në fund të stinorit dhe ai po kërkohet nga disa klube, përfshirë Atletico Madridin, Boca Juniorsin dhe Inter Miamin.

Cavani 33-vjeçar për Napolin ka luajtur për tri vjet. Ai fillimisht ishte huazuar nga Palermo në verën e vitit 2010, ndërsa Napoli e bëri transferimin e plotë për 12 milionë euro një vit më vonë. Nga Napoli u largua në verën e vitit 2013 për 64.5 milionë euro. Cavani është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Paris Saint-Germainit.