Sport

Unitedi mendon të shkëmbejë Pogban me De Ligtin

Descriptive Text

Krerët e Manchester Unitedit janë të gatshëm të ofrojnë mesfushorin francez Paul Pogba në shkëmbim për qendërmbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt, shkruan “Express” transmeton Koha.net.

Trajneri i Manchester Unitedit po shikon të përforcojë mbrojtjen dhe e sheh holandezin De Ligt si përforcim ideal.

Madje për të bindur krerët e Juventusit që ta lirojnë mbrojtësin 20-vjeçar janë të gatshëm të ofrojnë Pogban në shkëmbim.

Juventusi është duke u interesuar për transferimin e Pogbas.