Sport

Botafogo afër transferimit të Mikelit

Descriptive Text

Klubi brazilian Botafogo është afër transferimit të ish-mesfushorit të Chelseat, John Obi Mikel, shkruan “Yahoo! Esportes”, transmeton Koha.net.

Mikelit 32-vjeçar ishte larguar nga Trabzonspor para disa ditëve, pasi kishte shprehur shqetësimin që në Superligën e Turqisë ende po luhej futboll, ndonëse po rriteshin rastet me koronavirus.

Klubi brazilian Botafogo ka shprehur interesim për të transferuar mesfushorin nigerian. Mikel i ishte bashkuar Trabzonsporit verën e vitit të kaluar, pasi i skadoi kontrata me Middlesbroughn, klub në Kategori të Dytë të Anglisë.

Për Chelsean mesfushori nigerian luajti mbi dhjetë vjet. U largua në janar të vitit 2017, për të vazhduar karrierën në Kinë, te Tianjin Teda.