Sport

Te Cagliari lojtarët pajtohen të heqin dorë nga paga

Foto: Reuters

Lojtarët dhe stafi i klubit të Serie A së Italisë, Cagliari janë pajtuar të heqin dorë nga paga për një muaj, për të ndihmuar klubin që të kalojë krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini, njofton agjencia Reuters.

Futbolli në gjithë botën ka ndaluar dhe shumë klube ia kanë zvogëluar pagën lojtarëve.

“Unë vërejë një ndjenjë të madhe të përgjegjësisë, gjithë punëtorët tanë e jo vetëm lojtarët, janë pajtuar të heqin dorë nga paga për një muaj. Është një ndjenjë e përgjegjësisë së madhe që na lejon të limitojnë humbjet. Nëse kampionati rinis, atëherë do të shohim se çfarë të bëjmë në muajt e ardhshëm, për tash vetëm mund të falënderojmë për këtë gjest”, ka thënë Giulini për stacionin televiziv “Videolina”.

Të shtunë, lojtarët e Juventusit u pajtuan të marrin paga të zvogëluar nga marsi deri në qershor.

Po ashtu edhe Interi është pranë të arrijë marrëveshje me lojtarët për zvogëlim të pagave.