Sport

Zidane po tenton të transferojë Cherkin te Reali

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është duke tentuar të transferojë te klubi madrilen talentin e Lyonit, Rayan Cherki, njofton “Le 10 Sport”, transmeton Koha.net.

Zidane beson se Cherki ka potencial për të trashëguar Karim Benzeman në rolin e sulmuesit te Reali.

Cherki 16-vjeçar ka debutuar me Lyonin në tetor dhe shënoi dy herë në fitoren 4:3 në Kupën e Francës ndaj Nantesit më 18 janar. Kontrata e Cherkit me Lyonin skadon në verën e vitit 2022.