Sport

Jude Bellingham, talenti që dhuron ndihmë pavarësisht pagës së ulët

Foto: The Sun

Talenti i magjishëm i Birminghamit, Jude Bellingham, është yll si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Klube të mëdha evropiane si Manchester Unitedi, Borussia Dortmundi dhe Chelsea janë gati që të shpenzojnë 50 milionë funte për mesfushorin.

Anglezi 16-vjeçar me pagë vetëm 145 funte në javë, konsiderohet si perspektiva më e madhe që prej Wayne Rooneyt për shkak të formës së mirë që po e kalon në Championship me ekipin e tij.

Pavarësisht interesimit nga e gjithë bota, Bellingham është modest dhe po punon për bamirësi në një projekt në vendin e tij.

Kjo organizatë që është themeluar nga çifti Geoff dhe Rita Fowler, është shoqatë bamirëse që siguron shkollim për fëmijët e familjeve të varfra në Mombasa Slum të Kenisë.

73-vjeçarja Rita tregon se si Bellinghami i ka treguar karakteristikat e tij duke iu bashkangjitur mundësisë për ta përdorur profilin e tij në ndihmë të atyre që kanë nevojë.

“Babai i tij, Mark, punon me vajzën time dhe ajo i ka folur atij për bamirësi. Mark ia ka përmendur atë gjë Judes dhe ai nuk ka hezituar fare duke na u bashkangjitur. Ai është një djalë shumë i këndshëm dhe është shumë i interesuar. I dashur dhe i kujdesshëm. Nuk mund të gjej fjalë për të”, tha Rita në një intervistë për “SunSport”.

Projekti “The Mustard Seed” i ka kaluar 11 vjet duke mbledhur para për të ndërtuar një shkollë për 275 fëmijë, ndërsa kanë nisur projektin për ta rritur edhe një kat dhe për ta zgjeruar numrin e klasave.

Ata, po ashtu, i kanë kaluar dhjetë vjet duke e përkrahur komunitetin e ekipit të futbollit Mgongeni duke i paguar faturat e ligës dhe të autobusëve që i dërgojnë nëpër ndeshje.

Falë përfshirjes së Bellinghamit, skuadra është pajisur me fanella me ngjyrat e kaltra mbretërore të Birminghamit.

Ai, po ashtu, ka vazhduar të ketë ndikim në ndërtimin e një shkolle pasi mblodhi mbi 1500 funte, dhe tani për synim e ka mbledhjen e 15 mijë funteve.

“Adidasi i ka dhuruar atij para për t’i shpenzuar çdo në pajisje e veshmbathje dhe ato ai na ka dhuruar neve që ne t’i shesim dhe të mbledhim fonde.

“Ne po ashtu kemi aranzhuar për të dërguar fanella në Keni dhe Jude me shërbimin financiar “Virgin Money”, që është faqe ku fansat dhurojnë donacione, mbledh para për të ndërtuar një klasë mësimi. Disa dhurojnë shumë e disa tifozë dhurojnë shuma më të vogla”, shtoi Rita...(gjerësisht në Kohën Ditore)