Sport

Mourinho identifikon dy portierë për ta zëvendësuar De Gean

De Gea mund të largohet drejt Real Madridit në afatin kalimtar të verës, dhe Manchester Unitedi është në kërkim të një zëvendësuesi.

Mediat britanike raportojnë se Jose Mourinho ka identifikuar Jan Oblakun dhe Kasper Schmeichelin si zëvendësues të mundshëm të tij, transmeton Koha.net.

Portieri i Atletico Madridit, Oblak cilësohet si një nga portierët më të mirë në Evropë, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në dy sezonet e fundit, ndërsa ka klauzolë prej 85 milionë funtave.

“Djajtë e Kuq” kanë mbajtur takim me përfaqësuesit e sllovenit, ndërsa iu është bërë e ditur se për ta transferuar atë të thyejnë rekordin për portierët.