Sport

Mkhitaryan mban Armeninë me vete

Henrikh Mkhitaryanit mund t'i falet nëse nuk ka dëshirë që punën e tij ta çojë në shtëpi, shkruan NYT.

Mbi të gjitha, edicioni i tij i parë në Premier League ka qenë shumë kërkues dhe i ngarkuar, saqë nuk i zihet për të madhe nëse dëshiron të pushojë, përcjell Koha Ditore. Ka pasur betejë për të fituar një vend në përbërjen e parë dhe të stabilizojë prezencën e tij te Manchester Unitedi, duke kulmuar me ngarkesa të pamëshirshme të punës që bënte në stërvitje.

Në fund Mkhitaryan arriti të bindë të gjithë në "Old Trafford" se nuk ishte transferuar me bujë te Manchester Unitedi për të qëndruar në stol, por për të qenë titullar dhe për t'i dhënë kreativitet ekipit në fazën e sulmit me golat dhe asistimet e tij.

Por kjo nuk do të thotë asgjë për Mkhitaryanin, i cili gjithmonë ka qenë njëri prej atyre lojtarëve që kanë vështirësi të relaksohen. Në fillim të karrierës së tij ai kishte zakon për të fikur telefonin "tri ditë para ndonjë loje" për shkak se dëshironte që të përqendrohej tërësisht në detyrën që e kishte në fushë....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.