Sport

Koreja e Veriut, pjesëmarrëse apo provokatore në LOD 2018

Derisa përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018 në Kore të Jugut po vazhdojnë, marrëdhëniet sportive në Gadishullin korean në vitet e fundit rrallë janë dukur më miqësore, me gjithë krijimin e tensioneve nga testet nukleare dhe fjalori nxitës për luftë.

Muajin e kaluar Koreja e Veriut dërgoi skuadrën e saj të hokejit të femrave për të luajtur një ndeshje në Kore të Jugut dhe skuadrat pozuan për një fotografi të përbashkët. Për herë të parë skuadra e futbollit e femrave të Koresë së Jugut po ashtu luajti në Kore të Veriut, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Organizatorët e Lojërave Olimpike duan të mbajnë një marrëdhënie relativisht të ngrohtë për të evituar çdo kërcënim ndaj Lojërave Olimpike, me shpresë që Koreja e Veriut të marrë pjesë në to.

Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm në qytetin Pyeongchang të Koresë së Jugut, rreth 80 kilometra larg zonës së demilitarizuar që ndan Korenë e Veriut nga ajo e Jugut.

Nëse ndonjë sportist nga Koreja e Veriut kualifikohet për Lojërat Dimërore (deri më tash asnjë nuk e ka arritur këtë), planet janë që ata të udhëtojnë nëpërmjet zonës së demilitarizuar të Koresë....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.