Sport

Pezullimi në tenis vazhdohet deri më 7 qershor

Pezullimi i tenisit të nivelit më të lartë do vazhdojë deri më 7 qershor, ka njoftuar BBC të mërkurën, transmeton Koha.net.

ATP Tour në konkurrencë të meshkujve dhe WTA Tour në të femrave ishin pezulluar deri më 27 prill përkatësisht 2 maj, shkaku i koronavirusit. .

Por, pezullimi ka vazhduar deri në qershor. Në këtë përfshihen turnetë në Madrid e Romë, e po ashtu në Strasbourg, Rabat, Munich, Estoril, Geneva dhe Lyon.

Renditet në konkurrencë të meshkujve dhe femrave janë ngrirë deri në një njoftim ët mëtutjeshëm.

Të martën Federata e Tenisit të Francës ka vendosur të shtyjë Grand Slamin nga 24 maji deri në fillim të shtatorit. Kjo ka ngjallur pakënaqësi te organizatorët e Grand Slamit tjetër “US Open”, pasi sipas orarit “French Open” nisë vetëm një javë pas përfundimit të “US Open”. Asociacioni i Tenisit të SHBA-së e ka lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së “US Open”.

Duke njoftuar për shtyrjen e re ATP dhe WTA në një komunikatë të përbashkët kanë thënë: “Nuk është koha të veprojmë në mënyrë të njëanshme, por duhet të jemi në koordinim”.