Sport

Keita mund të kthehet te Leipzigu

Descriptive Text

Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita mund të vendosë të kthehet te RB Leipzigu në verë, shkruan “Bild”, transmeton Koha.net.

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp mund të vendosë të shesë mesfushorin, ndërsa pritet të bëjë ndryshime në skuadër në afatin kalimtar të verës.

Mësohet se Keita është i gatshëm të pranojë një pagë më të vogël për t’u kthyer te Leipzigu, pasi e ka pasur të vështirë të adaptohet me kërkesat e futbollit në Premier League me Liverpoolin.

Keita u transferua te Liverpooli nga Leipzigu në verën e vitit 2018 për 60 milionë euro. Kontrata e tij me Liverpoolin skadon në verën e vitit 2023. Ai ka luajtur 18 ndeshje këtë stinor në të gjitha garat, ndërsa ka realizuar tre gola dhe asistuar një.