Sport

Ibrahimoviq dhuron 100 mijë euro për spitalet në veri të Italisë

Descriptive Text

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq ka dhuruar 100 mijë euro për të ndihmuar spitalet në luftë kundër koronavirusit në veri të Italisë, njoftojnë mediumet italiane të mërkurën, transmeton Koha.net.

Ibrahimoviq është lojtari i radhës në Serie A të Italisë që ka dhuruar një pjesë të pagës për spitalet në luftën kundër koronavirusit.

Sulmuesi i Milanit nëpërmjet Instagramit ka njoftuar se ka dhuruar 100 mijë euro për spitalet e Humanitas në rajonet e Lombardisë dhe Piedmontit në Itali.

Sulmuesi legjendar po ashtu ka hapur një llogari për mbledhje të fondeve për këtë kauzë.

Mesazhin e mbledhjes së fondeve e kishte mbyllur në mënyrë të zakonshme për të.

“Mbajeni në mend: nëse virusi nuk vjen te Zlatani, atëherë Zlatani shkon te virusi!”


Në llogarinë janë mbledhur rreth 110 mijë euro.