Sport

Unitedi përgatit ofertë për Saulin

Descriptive Text

Manchester Unitedi është duke përgatitur ofertë për transferimin e mesfushorit të Atletico Madridit, Saul Niguez, raporton “Mundo Deportivo”, transmeton Koha.net.

Mesfushori spanjoll ende nuk ka arritur marrëveshje për kontratë të re dhe ndonëse ka kontratë deri në vitin 2026, ai mund të largohet në verë.

Për Saulin po interesohet edhe Manchester City.

Saul Niguez 25-vjeçar këtë edicion ka luajtur 37 ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar katër gola.