Sport

Rooney kritikon autoritetet e futbollit në Angli për reagimin e vonshëm

Foto: Reuters

Futbollisti i famshëm anglez Wayne Rooney ka kritikuar autoritetet e futbollit në Angli për mënyrën se si menaxhuar situatën e përhapjes së koronavirusit.

Ai ka qenë kritik se sa shumë kohë iu desh autoriteteve për të pezulluar futbollin. Sipas tij lojtarët dukeshin si kavje laboratori.

Premier League, Championship, League One dhe League Two, si dhe Superliga e femrave e garat e FA Cup të femrave janë pezulluar të martën, pas një takimi emergjent që u inicua pasi që kryetrajneri i Arsenalitm Mikel Arteta rezultoi pozitiv me koronavirus.

“Pse u desh të prisnim deri të premten? Pse u desh që Mikel Arteta të sëmuret që autoritetet në Angli të merrnin vendimin e duhur?” ka shkruar rekordmeni i golave i Anglisë në një kolumne në “The Times”, transmeton Koha.net. “Për lojtarët, stafin dhe familjet e tyre ka qenë një javë shqetësuese. Pas takimit emergjent më në fund u mor vendimi i duhur. Deri atëherë u krijua një ndjenjë sikur futbollistët në Angli po trajtohen si kavje laboratori”.

Rooney ka shtuar se kurrë nuk do të mund të falte autoritetet nëse ndonjëri në familjen e tij do të infektohej nga virusi nëpërmujet tij.

“Jetët e njerëzve duhet të jenë prioritet”, ka shtuar Rooney.

Rooney, aktualisht pjesë e klubit të Kategorisë së Dytë, Derby country, po ashtu ka propozuar një ristrukturim të kalendarit pasi të rinisë futbolli.

“Ne jemi në rregull të luajmë deri në shtator nëse stinori zgjatet deri atëherë. Është puna jonë. Përderisa jemi të sigurt të luajmë dhe është ambient i sigurt për tifozët, ne do të luajmë”, ka shtuar Rooney.