Sport

Turqia kandidate për të organizuar gjithë Evropianin 2020

Descriptive Text

Konfederata e Futbollit të Evropës (UEFA) mund të marrë vendim për të zhvilluar gjitha ndeshjet e Evropianit 2020 në një vend, ndërsa Turqia llogaritet si kandidate e mundshme, shkruan “La Repubblica” të enjten, transmeton Koha.net.

Federatat nacionale janë duke insistuar që të shtyhet Evropiani që të kenë kohë për të mbaruar stinorët pas përhapjes së koronavirusit. Ideja është të shtyhet turneu në vitin 2021 apo edhe në vitin 2022, duke e marrë parasysh se Botërori në vitin 2022 do të mbahet në muajt e dimrit.

Mirëpo, presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka ide tjera. Ai po mendon të organizojë gjitha ndeshjet në një vend, një vend që nuk është goditur nga koronavirusi.

Në këtë aspekt, Turqia llogaritet favorite, duke marrë parasysh për lidhjen e ngushtë që ka me kreun e UEFA-s.