Sport

Hummels: Parisi meritoi fitoren

Foto: Reuters

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka vlerësuar se Paris Saint-Germaini ka qenë pak më i mirë dhe ka merituar kualifikimin në çerekfinale.

Parisi ka arritur të përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit, duke e fituar 2:0. Ndeshjen e parë në Gjermani, Parisi e kishte humbur 2:1.

“Është e vështirë të them se çfarë shkoi keq. Dy skuadrat patën pak raste shënimi. Pranimi i golit të parë nga pozita standarde nuk është dashur të ndodhë. Goli i dytë ishte pak fat i keq për ne. Ne sulmuam shumë nga krahu i djathtë, por kurrë nuk rrezikuam vërtetë portën e tyre. Patëm tri apo katër, gjysmë-raste. Parisi nuk pati shumë më tepër, por nuk pati nevojë për më tepër. Nuk ishte aq keq. Ne është dashur të evitonim humbjen e topit aq shpesh. Parisi ka merituar fitoren. Ka qenë pak më i mirë”, ka thënë Hummels përcjell “UEFA.com” të mërkurën, transmeton Koha.net.