Sport

Mbrojtësi i Juventusit me koronavirus

Juventusi ka konfirmuar se qendërmbrojtësi i Italisë, Daniele Rugani është testuar pozitiv me koronavirus.

Klubi torinez e ka bërë të ditur këtë në faqen zyrtare të mërkurën mbrëma, transmeton Koha.net.

“Futbollisti Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Juventus Football Club aktualisht është duke aktivizuar procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, përfshirë edhe ata që kanë qenë në kontakt me të”, ka njoftuar Juventusi.