Sport

Mbyllet afati kalimtar për basketbollistë të huaj në Superligë

Foto: FBK

Sot është mbyllur afati kalimtar për basketbollistë të huaj për klubet e Superligës së Kosovës.

Klubet pas ditës së sotme nuk kanë të drejtë të bëjnë lëvizje sa i përket basketbollistëve të huaj.

Në ditën e fundit të afatit kalimtar ka pasur disa lëvizje, ka njoftuar FBK, transmeton Koha.net.

Golden Eagle Ylli ka paraqitur kërkesë për regjistrim të tre basketbollistëve të huaj: Derail Green, Sidy Mohamed Djitte dhe Davon Hayes, ndërsa Sigal Prishtina ka paraqitur Kendarrius Hamiltonin.

Ponte Prizreni ka regjistruar Marcus Myersin, ndërsa Feronikeli, Tavarion Nixin.

Rahoveci ka regjistruar Tyre Griffinin dhe Josip Mikuliqin e Peja, Robert Cartwrightin dhe Vernon Goodridgen. 

Bashkimi në konkurrencën e femrave është përforcuar me Oluwanatomisë Funke Zaccheausin.