Sport

Januzaj e Sociedadi me fitore të rëndësishme

Real Sociedadi ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për një biletë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sociedadi të martën mbrëma fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Eibarit. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së 24-t të La Ligas spanjolle.

Pas xhiros së 27-të skuadra ku luan Adnan Januzaj renditet në vendin e katërt me 46 pikë. Vendi i katërt në fund të edicionit dërgon në Champions.

Januzaj ka startuar në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë te Sociedadi. Reprezentuesi i Belgjikës është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 37-të ndërsa është zëvendësuar në minutën e 67-të.

Kjo ndeshje është luajtur pa shikues në stadium.