Sport

Komiteti Ekzekutiv i jep përkrahje presidentit Ademi

Descriptive Text

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës të martën nën drejtimin e presidentit Agim Ademi.

Komiteti Ekzekutiv ka analizuar edhe çështjen e konfirmimit të dënimit me burg të presidentit Ademi nga Gjykata e Apelit. Ademi është dënuar me nëntë muaj burg për një çështje që nuk ka të bëjë me futboll.

“KE analizoi çështjen e dënimit të presidentit Agim Ademi nga ana e Gjykatës së Apelit, duke konsideruar se dënimi i tij është i padrejtë. KE me unanimitet i dha përkrahje presidentit që të vazhdojë të ndjekë rrugën ligjore të lejueshme për të zbardhur rastin deri në instancën e fundit – Gjykatën Supreme. Ndërsa, presidenti Ademi falënderoi KE-në për përkrahjen e vazhdueshme dhe deklaroi se do të ndjekë rrugën ligjore të lejuar deri në verdiktin e fundit. Çfarëdo qoftë vendimi ai do t’i bindet dhe do të jetë në koordinim me KE-në, UEFA-në e FIFA-në dhe delegatët përkrahës, si dhe do t’i njoftojë për të gjitha hapat e mëtejmë”, është thënë në komunikatë të FFK-së të lëshuar të martën në faqen e saj zyrtare, transmeton Koha.net.