Sport

Ndeshjet në Shqipëri do të luhen pa shikues shkaku i koronavirusit

Foto: FSHF

Ndeshjet e futbollit në Shqipëri do të zhvillohen pa shikues nga frika e përhapjes së koronavirusit, është njoftuar nga Federata e Futbollit të Shqipërisë të martën, transmeton Koha.net.

Komiteti i Emergjencës i FSHF-së të martën ka pasur një mbledhje të jashtëzakonshme dhe pas komunikimeve me Këshillin e Ministrave është marrë vendimi për të vazhduar ndeshjet sipas kalendarit të garave.

“Kjo masë është marrë pas vendimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në respekt të ruajtjes së shëndetit publik të sportdashësve dhe personave të përfshirë në garën e futbollit në vend. Federata Shqiptare e Futbollit kërkon mirëkuptimin e të gjithë palëve, si një vlerësim objektiv për situatën në cilën ndodhet vendi”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.