Sport

Unitedi përgatit 80 milionë euro për transferimin e Grealishit

Manchester Unitedi planifikon të shpenzojë 80 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Aston Villas, Jack Grealish këtë verë, shkruan “Mirror” të martën, transmeton Koha.net.

Manchester Unitedi po insiston në transferimin e Grealishit. Grealish 24-vjeçar ka kontratë me Aston Villan deri në verën e vitit 2023.

Këtë edicion në 31 ndeshje në të gjitha garat ai ka shënuar nëntë gola dhe asistuar tetë tjerë.