Sport

Juventusi i bashkohet garës për Torresin

Foto: Reuters

Juventusi i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit anësor të Valencias, Ferran Torres, bën të ditur “Tuttosport” të martën, transmeton Koha.net.

Barcelona e Real Madridi janë duke insistuar po ashtu për transferimin e 20-vjeçarit këtë verë. Kontrata e Torresit me Valencian skadon vitin e ardhshëm.

Por, krerët e Juventusit po shpresojnë të transferojnë Torresin.

Torres ka luajtur 25 ndeshje në La Liga këtë stinor.