Sport

Flamurtari po e befason liderin

Flamurtari po kryeson përballë liderit Ballkanit me rezultatin 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes.

Bashkim Shala (20’) realizoi golin e epërsisë.

Ndeshja i takon xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në dy ndeshjet tjera, Feronikeli po fiton 1:0 ndaj Vushtrrisë me një gol të shënuar nga Ilir Berisha (17’), ndërsa Drenica po kryeson 2:1 ndaj Dukagjinit. 

Granit Arifaj (13’) ka shënuar për Dukagjinin, ndërsa Flamur Muleci (20’) e Argjend Mustafa (42') kanë realizuar për Drenicën.