Sport

Solskjaer: Privilegj të jesh trajner i kësaj skuadre

Descriptive Text

Trajneri norvegjez i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se është privilegj që drejton këtë skuadër.

Unitedi të dielën fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Manchester City.

“Dëshira, qasja, përkushtimi, lidhja mes tifozëve dhe lojtarëve, janë gjërat që më kanë kënaqur më së shumti. Ne kemi detyruar ata të bëjnë gabime dhe jemi të lumtur me rezultatin. Është privilegj të jem trajner i një skuadre me qasje të tillë. Për lojtarët tanë të mposhtin një skuadër si Manchester City është fantastike. Jam i lumtur për ta”, ka thënë Solskjaer për “Sky Sports”, transmeton Koha.net.