Sport

Shtatë gjëra që nuk i dini për Armando Brojën

Me Tammy Abrahamin duke munguar shkaku i lëndimit, Olivier Giroudin në moshë, trajneri i Chelseat, Frank Lampard vendosi të ftojë sulmuesin 18-vjeçar Armando Broja për ndeshjen e të dielës ndaj Evertonit.

Revolucioni i rinimit të Chelseat këtë stinor është duke vazhduar dhe Lampardi nuk është i frikësuar për t’u drejtuar nga lojtarët më të mirë të akademisë kur të jetë nevoja.

Po ashtu u grumbullua ndaj Evertonit edhe Tino Anjorin.

Të dy futbollistët siguruan minutazhë në ndeshjen që Chelesa e fitoi 4:0 ndaj Evertonit.

Ndryshe nga Anjorin, që kishte luajtur më herët për ekipin e parë të Chelseat, për Brojën ishin minutat e parë me skuadrën e parë të Chelseat.

Më poshtë janë shtatë gjërat që nuk i keni ditur për sulmuesin e ri, shkruan “90min.com”, transmeton Koha.net.

Sulmues i gjithanshëm

Të fillojmë me stilin e tij të lojës. E dimë se Broja është sulmues, por nuk është pozita e vetme në të cilën është aktivizuar ai.

Ai ka kaluar vitet e tij të hershme në akademi si sulmues krahu, fal këmbëve të shpejta dhe vizionit për lojën. Ai është i lumtur të luajë si në krahun e majtë ashtu edhe të djathin, kur të jetë nevoja për të ndihmuar skuadrën.

Mirëpo, puna e tij më e mirë është në qendër të sulmit. Mirëpo, mos u befasoni nëse e shihni duke luajtur në krah.

Hapave të Tammy Abrahamit

Me Tammy Abrahamin duke shkëlqyer në skuadrën e parë, presioni është te Broja që të përsërisë suksesin e anglezit. Ai është rrugës së mbarë deri më tash.

Në dhjetor Broja shënoi tre gola në fitoren në FA Youth Cup kundër Huddersfield Townit. Në historinë e klubit, vetëm Abraham dhe Dominic Solanke kanë arritur të shënojnë tre gola në një ndeshje të vetme në Youth Cup.

Abraham e Solanke janë dy emra të njohur të dal nga akademia. Mirëpo, rrugën e cilit do të ndjek Broja në karrierën si profesionist mbetet të shihet.

Nuk ka dominuar gjithmonë

Ky vit ka qenë vit shpërthimi për Brojën. Vitin e kaluar, ai realizoi vetëm dy gola në 21 ndeshje me U-18 e klubit.

Por, ajo formë prapë i siguroi ftesë nga U-21 i Shqipërisë verën e kaluar. Ajo ftesë sikur ndezi zjarrin te Broja. Ai realizoi tre gola në dy ndeshjet me U-21 e Shqipërisë dhe më pas solli formën e lartë edhe te Chelsea.

Broja ka shpërthyer këtë stinor dhe gjithë te Chelsea shpresojnë që të vazhdojë me atë ritëm.

Ka të drejtë të luajë edhe për Anglinë

Deri më tash, gjitha ndeshjet Broja i ka luajtur për grupmoshat e reja të Shqipërisë. Mirëpo, ai ende ka të drejtë të luajë për përfaqësuesen “A” të Anglisë.

Broja është lindur në Slough të Anglisë dhe mbetet në dispozicion për të luajtur për Anglinë, nëse “Tre Luanët” e ftojnë.

Për momentin, ai përfaqëson Shqipërinë për shkak të origjinës së prindërve të tij. Raportohet se Shqipëria është e vendosur ta aktivizojë sa më parë me ekipin e parë, në mënyrë që të shmang garën me Anglinë.

Bën pak nga të gjitha

Derisa Broja kurrë nuk do të marrë çmime për shpejtësinë apo zhdërvjelltësinë, ai nuk do të shqetësohet për këtë, pasi bën pak nga të gjitha.

Ai është i rrezikshëm në duele ajrore dhe nuk është i frikësuar të përdor fizikun e tij për të siguruar avantqazh, por nuk është një lojtar i ashpër. Broja është komod me topin në këmbë dhe pëlqen të nisë sulmet me një pasim vendimtar apo me një kundërsulm elektrizues.

Ai është në fakt i ngjashëm me Oliver Giroudin, por Broja sjellë edhe një lloj shpejtësie në fushë. Ai nuk është sprinter, por mund të bazohet në shpejtësi kur të jetë nevoja.

Idhuj Didier Drogban dhe Ronaldon

Çdo lojtar i ri rritet duke dashur të shkojë hapave të një idhulli të vet. Idhujt e Brojas janë legjenda e Chelseat, Didier Drogba dhe ish-futbollisti më i mirë në botë, braziliani Ronaldo. Dy zgjedhje mjaft të mira.

Broja kalon shumë kohë duke shikuar xhirimet e ndeshjeve të dy lojtarëve kur ishin në formën kulmore dhe mundohet të marrë pak nga loja e të dyve. Ai ka shumë rrugë për të bërë, por nuk është e vështirë të shohësh ndikimet e tyre në lojën e Brojës.

Ai madje po shikon me vëmendje edhe Tammy Abrahamin, për të kuptuar se çfarë duhet për t’u bërë sulmues në skuadrën e parë të Chelseat. Por, duket se ai së shpejti do të ketë rastin të dëshmojë se çfarë ka mësuar.

Chelsea nxitoi për të rinovuar kontratën me të

Si rezultat i formës elektrizuese të tij këtë stinor, Broja është shpërthyer me kontratë të re dyvjeçare në janar. Por, Chelsea u desh të nxitonte për çështjen e kontratës.

Shumë skuadra evropiane po e monitoronin Brojën dhe Chelsea po priste konkurrencë për Brojën. Kështu që krerët e klubit vendosën të nxitonin dhe t’ia vazhdonin kontratën, në mënyrë që Broja të vazhdonte zhvillimin e tij në “Stamford Bridge”.

Është e qartë se Chelsea ka shpresa të mëdha në të dhe duke parë formën e treguar nga Broja këtë stinor dhe golat që i ka shënuar me të rinjtë, atëherë nuk mund të fajësohet.