Sport

Interi insiston për Alonson

Foto: Reuters

Interi vazhdon të insistojë për transferimin e mbrojtësit anësor të Chelseat, Marcos Alonso, njofton “Calciomercato” të enjten, transmeton Koha.net.

Por, Interi duhet të paguajë 30 milionë euro, nëse dëshiron të transferojë spanjollin në verë.

Alonso ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023. Trajneri i Interit, Antonio Conte e njeh mirë Alonson gjatë kohës së tij te Chelsea. Ai shpreson të sjellë spanjollin në verën e këtij viti.

Alonso këtë edicion ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa i ka shënuar katër gola dhe asistuar tre tjerë.