Sport

Kosova e nis rrugëtimin e ri në Ligën e Kombeve, në shtetin ku nuk është e mirëseardhur

Foto: Driton Paçarada

 Kosova në fillim të muajit shtator të këtij viti nis rrugëtimin e ri në Ligën e Kombeve.

Për kundërshtare të parë në edicionin e dytë Ligës së Kombeve, në Ligën C, do ta ketë Moldavinë, shtet që nuk e njeh Kosovën.

Ndeshjet e para të edicionit 2020/21 të këtij formati të UEFA-s, do të luhen më 3 shtator dhe Kosova do të jetë mysafire e Moldavisë, shtet në të cilin nuk është e mirëseardhur.

Këtë e konfirmoj edhe përzgjedhësi i Moldavisë, turku Engin Firat, që menjëherë pas tërheqjes së shortit të mërkurën mbrëma në Amsterdam, ka përmendur faktin se Moldavia nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Kështu që, sipas tij, “Moldavia nuk mund të luajë në Kosovë e po ashtu Kosova nuk mund të luajë në Moldavi”.

Moldavia është prej kundërshtarëve të mëdhenj të Pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, në grup e ka edhe Greqinë, me të cilën raportet janë paksa më të relaksuara. Qytetarët e Kosovës nuk kanë telashe për të hyrë në Greqi. Në grup, Kosova e ka edhe Slloveninë.

“Ne nuk mund të luajmë në Kosovë e Kosova nuk mund të luajë në Moldavi. Së pari duhet të zgjidhim këtë problem politik dhe më pas të mendojmë për ndeshjet. Por, besoj që do të gjendet një zgjidhje”, ka thënë të mërkurën Firat.

Zgjidhja sipas UEFA-s, për këto situata është një vendim që është marrë në muajin maj të vitit 2019 nga Komiteti Ekzekutiv i saj...(gjerësisht në Kohën Ditore)