Sport

Hagi në listën e dëshirave të Lazios

Foto: Reuters

Lazio është duke u interesuar për transferimin e talentit rumun Ianis Hagi, shkruan “Il Corriere dello Sport” të mërkurën, transmeton Koha.net.

Hagi 21-vjeçar është i biri i legjendës së futbollit Gheorgje Hagi. Ai në janar është huazuar te klubi skocez Rangers nga ai belg Genk.

Te Rangersi, Hagi ka impresionuar dhe Lazio është duke insistuar për transferimin e tij.

Hagi, që më herët në Itali luajti te Fiorentina, është pjesë e përfaqësueses së Rumanisë. Ai ka luajtur dhjetë ndeshje me Rumaninë.