Sport

Muriqi vazhdon me gola, shënon në humbjen e Fenerbahçes

Descriptive Text

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka vazhduar me efikasitet të lartë. Muriqi kishte shënuar në fundjavën e kaluar në kuadër të Superligës së Turqisë, ndërsa realizoi edhe të martën mbrëma.

Fenerbahçe luajti në udhëtim ndaj Trabzonsporit në kuadër të Kupës së Turqisë, ndërsa pësoi me rezultatin 2:1. Muriqi shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij. Ai realizoi në minutën e 85-të për rezultatin përfundimtar të takimit. Goli i tij mund të jetë me shumë peshë. Ishte kjo ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës.

Ndeshja e kthimit luhet më 21 prill në Stamboll. Kur luhen dy ndeshje, goli si mysafir ka vlerë të madhe.

Muriqi ka 13 gola në kampionat dhe tani dy gola në garat për Kupë.