Sport

Capello: Unitedi, ekip i mërzitshëm

Ish-menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, ka thënë se Manchester Unitedit të mërzitshëm i duhet më shumë sesa Antoine Griezmanni nëse dëshiron të luftojë për titull

Man United siguroi tre trofe në sezonin e parë të Jose Mourinhos në krye të ekipit dhe ka zënë një vend edhe në Ligën e Kampionëve, pasi mposhti Ajaxin në finalen e Europa Ligës.

Gjithashtu është raportuar se Unitedi synon transferimin e Girezmannit, por Capello ka thënë se ekipi i Mourinhos është shumë larg ekipit që ka Chelsea.

“Ishte ndeshje e dobët”, ka thënë Capello për Daily Star. “Nuk kishte bukuri në lojë. Unitedi është i fortë dhe u mbrojt mirë, kjo është në rregull. Por nuk është ekip argëtues”.

“Griezmanni është lojtar i mirë. Por cili është pozicioni i tij? Ai nuk është sulmues. Unitedit i duhet diçka më shumë se ai. Ka zona tjera në të cilat duhet të përmirësohet”.