Sport

Prishtina mposht Kastriotin në derbin e xhiros

Descriptive Text

Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll ndaj Kastriotit.

Hendbollistët kryeqytetas triumfuan në shtëpi ndaj Kastriotit me 33:20. Petrit Prekazi me tetë gola ishte shënuesi më i mirë te Prishtina, ndërsa Deniz Terziqi shtoi shtatë gola. Te Kastrioti më i miri ishte Festim Mustafa me nëntë gola.

Prishtina pas 17 ndeshjeve zë vendin e dytë me 30 pikë, katër më pak se liderja Besa. Kastrioti zë vendin e katërt me 22 pikë.

Prishtina ka mposhtur Kastriotin edhe në konkurrencë të femrave këtë xhiro. Prishtina triumfoi 34:21 në shtëpi. Ndeshja i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Prishtina zë vendin e tretë me 20 pikë, sa i ka edhe Istogu që gjendet në pozitën e dytë. Ligën e kryeson Ferizaj me 22 pikë.