Sport

Rahoveci fiton bindshëm ndaj Ponte Prizrenit

Rahoveci ka shënuar fitore bindëse të dielën në shtëpi ndaj Ponte Prizrenit në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Rahoveci triumfoi me rezultatin 88:66.

Joshua McFolley me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë te Rahoveci. Bardh Rexha realizoi 16 pikë, ndërsa Aron Nwankwo 15 sosh.

Te Ponte Prizreni realizatori më i mirë ishte Urim Zenelaj me 17 pikë. Ai pati edhe 15 kërcime. Ty Nichols shtoi 16 pikë.

Rahoveci ka bilanc prej 17 fitore e gjashtë humbje. Ponte ndërkohë ka pësuar humbjen e 11-të karshi 13 fitoreve.