Sport

Fati i Kloppit me Liverpoolin, klubin e duhur për të

Foto: Reuters

Juergen Klopp e kishte kuptuar menjëherë se Liverpooli ishte ekipi i duhur për të. Trajneri gjerman e la Borussia Dortmundin në maj të vitit 2015, pas shtatë vjetëve në krye të skuadrës gjermane. Kur u largua nga Dortmundi, interesimi prej klubeve të tjera evropiane nuk mungonte. Në fakt, kishte një interesim të madh nga skuadrat, që i kërkonin Kloppit t’i kthehet zejes së trajnerit. Megjithatë, Klopp nuk arriti të pushojë më shumë se pesë muaj nga futbolli.

Me të përmendur ofertën e Liverpoolit nga agjenti i tij, Klopp kishte vendosur. Do t’i kthehej menjëherë futbollit, pasi një skuadër si Liverpooli nuk mund të refuzohej në asnjë mënyrë. Madje, këtë moment të afrimit të drejtuesve të skuadrës tradicionale angleze, ai e ka krahasuar si me çastin kur njoftoi gruan e tij, Ulla Sandra.

“Kishte shumë skuadra të interesuara, por mua më duhej pushimi njëherë”, pranoi Klopp. “Dëgjova nga agjenti im se Liverpooli po interesohej dhe thash me vete ‘oh Zot’, ky është ai çasti sikur kur takova gruan time – e kujtoj, që e vështrova njëherë dhe thashë me vete, ‘këtë do ta martojë’. Kështu ishte edhe ndjenja ime e parë me klubin. Ishte ekipi i duhur, njësoj siç ishte gruaja ime, vajza e duhur”.

Mes Mainzit dhe 20 ofertave të tjera

Kloppi ka qenë gjithnjë një trajner i shumëkërkuar. Pas një aventure 18-vjeçare si futbollist i ekipit të Mainzit, e më vonë edhe si trajner, tekniku gjerman vendosi të lëvizte nga qyteti, në fund të sezonit 2007/2008. Ai u largua për shkak se Mainzi dështoi të siguronte mbetjen në ligë.

Por çfarë nuk kishte parashikuar, ishte se ai do të pranonte një ofertë që do t’i ndryshonte jetën dhe karrierën gjithashtu, pas një nate të gjatë duke festuar, e duke pirë si një i çmendur... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)