Sport

Van Dijku pritet të bëhet mbrojtësi më i paguar në botë

Descriptive Text

Suksesi i Liverpoolit brenda dhe jashtë fushës, po i sjell skuadrës fitime të mëdha financiare, duke e barazuar klubin me skuadrat e mëdha të futbollit botëror.

Kjo i jep mundësinë skuadrës që superyjet si Mo Salah apo Sadio Mane t’i bëjë ndër më të paguarit në botë, e këtu pritet të hyjë edhe qendërmbrojtësi Van Dijk, transmeton KTV.

Për të larguar interesimin e skuadrave të mëdha, drejtuesit e Liverpoolit, pas rritjeve rekorde të financave, do t’u rritin rrogat edhe top-lojtarëve.

Liverpooli është skuadra e tretë në Angli për rrogat e mëdha, ndërsa kjo mund të ndryshojë pasi klubi ka synim që holandezit Van Dijk t’ia rritë rrogën me kontratën e re gjatë verës, për ta bërë atë mbrojtësin më të paguar në botë.

Edhe trajneri Jurgen Klopp ka vazhduar kontratën e re, me drejtuesit e klubit që kanë shuar për momentin interesimin e skuadrave të tjera për njerëzit kryesorë të suksesit të Liverpoolit.