Sport

City pas mbrojtësit Holgate

Descriptive Text

Kampioni aktual i Anglisë, Manchester City është i interesuar për qendërmbrojtësin e Evertonit, Mason Holgate.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediumet angleze. Mësohet se Holgate pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola që e sheh si përforcim ideal për repartin defenziv. City është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 20 milionë euro për transferimin e Holgates në fund të këtij edicioni.

23-vjeçari ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka regjistruar 25 paraqitje në të gjitha garat. Ai te Evertoni u transferua vitin e shkuar nga West Bromwichi për shtatë milionë euro.