Sport

Milani synon transferimin e Contit

Pasi siguroi shërbimet e Franck Kessiet, Milani është rikthyer tek Atalanta për të nënshkruar edhe me Andrea Contin.

Klubi milanez tashmë ka filluar përforcimet me transferimin e Mateo Musacchios dhe raportohet se shumë shpejtë do të zyrtarizohet edhe Kessie.

Gazzetta dello Sport raporton se Milani ka pasur një takim me përfaqësuesit e Atalantas për transferimin e Contit.

Mbrojtësi italian mund t’i kushtojë Milanit 20 milionë euro.