Sport

Vizer: Majlinda është një nga sportistet më të mëdha në botë

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ka arritur të enjten në Kosovë. Në aeroportin “Adem Jashari”, Vizer është pritur nga drejtues të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të Federatës së Xhudos së Kosovës.

Vizer sonte do të jetë i pranishëm në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve të vitit 2019 nga KOK-u, ndërsa të premten do të marr pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë.

“Kam ardhur me ftesë të KOK-ut, ku nesër do të bëjmë edhe përurimin e shtatores së Majlinda Kelmendit. Majlinda nuk është vetëm njëra nga xhudistët më të mëdha në botë, por ajo është një nga sportistet më të mëdha në botën e sportit. Kosova duhet të jetë krenare me të arriturat e saj”, ka thënë Vizer, njofton faqja zyrtare e KOK-ut.

Vizer njihet si mik i madh i Kosovës.

Image