Sport

Prishtina, e bindur se do futet direkt në grupe të Championsit

Descriptive Text

Sigal Prishtina vlerëson se ka arritur objektivin kryesor që ka pasur këtë edicion - titullin e kampionit, ndonëse ka fituar më pak trofe se vjet. Sivjet dështoi në Ligën Ballkanike, ku në dy stinorët e shkuar ishte kampione, shkruan sot Koha Ditore.

Si kampione e Kosovës, Sigal Prishtina, edicionin tjetër, beson se do të inkuadrohet direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, garë që sapo ka mbyllur edicionin promovues. Është garë e themeluar nga FIBA Europe dhe e treta për nga cilësia në Evropë.

Drejtori i përgjithshëm i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, ka thënë se skuadra është në bisedime me FIBA Europe dhe, sipas tij, është punë e kryer që Prishtina të paraqitet në fazën e grupeve, pa pasur nevojë të luajë paraprakisht në kualifikime, megjithëse nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), më herët kanë njoftuar se kampioni kosovar duhet të luajë në kualifikime të kësaj gare. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.