Sport

Schmeichel: Ranieri meriton respekt të madh për atë që ka bërë

Kasper Schmeichel është lojtari i parë i Leicesterit që ka folur për Claudio Ranierin, 24 orë pas shkarkimit të trajnerit italian.

Ranieri u shkarkua nga detyra vetëm dy javë pasi pronarët e klubit shprehën përkrahjen e tyre të plotë për menaxherin përkundër rezultateve të dobëta në Premier Ligë.

Sipas burimeve të Sky Sports, Ranieri u kishte thënë shokëve se ende kishte ndikim në ekip, edhe pse kishte probleme me “disa” lojtarë.

Të premten mbrëma Ranieri në një deklaratë emocionale ka thënë se “ëndrra ime vdiq”, ndërsa portieri i klubit përdori Instagramin për të shprehur mirënjohjen e tij ndaj menaxherit.

“Do të doja ta falënderoja Claudion për gjithçka që ka bërë te Leicester City dhe për mua personalisht. Ai meriton respekt të madh për atë që ka arritur këtu me ne. Faleminderit shef”.